Kosova ka ndërmarrë masa të reja në luftën ndaj Covid. Nga e hëna, 6 dhjetor nuk do të lejohen të hyjnë në vend personat pa certifikatën e plotë të vaksinimit, ndërsa ata që kanë vetëm një dozë duhet të paraqesin edhe test PCR ose dëshmi që kanë kaluar COVID. Këto masa vlejnë deri më 3 janar. Pas kësaj date do pranohet vetëm certifikata e pltoë e vaksinimit.