Krerët e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në Vilnius se situata në Kosovë është serioze dhe se misioni i aleancës, KFOR, është atje për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe të pakicës serbe në veri. Milan Niç, nga Këshilli Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë përcolli për REL bindjen e tij se telashet do të ishin shumë më të mëdha nëse NATO-ja nuk do të ishte në Kosovë.