Mjekët po largohen nga Kosova me ritme të tilla që po ngjallin shqetësimin se brenda pak viteve, disa institucione shëndetësore në vend mund të mbeten pa profesionistë. Kreu i Dhomës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, thotë se faktorët që po kontribuojnë në këtë fenomen përfshijnë papunësinë, mungesën e investimeve në infrastrukturën ligjore, kushte të papërshtatshme pune dhe cilësinë e ulët të arsimimit te specializuar.