Me mbylljen e muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët në Kosovë nisën kremtimin e Fiter Bajramit me ceremoninë kryesore të mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Myftiu Naim Tërnava përcolli urimet e tij për festën, ndërsa mesazhin e përgatitur për këtë rast e shndërroi dhe në një thirrje per unitet.