Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë gjysmë milionë euro si ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë. Kryeministri Albhin Kurti u shpreh se armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Hamasit mundëson dërgimin e ndihmave në Gazë, dhe nënvizon se kjo duhet të hapë rrugën për një paqe të plotë.