Top Channel/ Kosova i del në krah Izraelit: Ka të drejtë të mbrohet nga Hamasi!
16/05/2021 15:04

Përmes një deklarate të ministrisë së jashtme, Kosova e bëri të qartë se në cilën anë rreshtohet në konfliktin mes izraelitëve e palestinezëve, i cili shpërtheu sërish duke i dhënë fund një periudhe qetësie. Në deklaratë thuhet se “ Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin të mbrojë popullin e tij kundër 2,000 raketave të shkrepura ndaj civilëve, vetëm nga Hamasi”. Ky ishte reagimi i parë zyrtar i Kosovës, që prej përshkallëzimit tëi dhunës mes Izraelit dhe grupit militant që udhëheq me Rripin e Gazës. Në reagimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës thuhet se Hamasi po i mban civilët palestinezë si pengje të luftës së tij, ndërsa bëhet thirrje për ndalimin e dhunës dhe arritjen e një zgjidhjeje paqësore. Vetëm disa javë pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit shkurtin e këtij viti, Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem, vendi i tretë pas SHBA-së dhe Guatemalës që e hidhte një hap të tillë. Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës u tha atëherë se vendosja e selisë së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem bazohej në Marrëveshjen e Uashingtonit të 4 shtatorit 2020, ku zyrtarizohet njohja e ndërsjelltë mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit dhe zotimit të qeverisë së Kosovës ndaj qeverisë izraelite dhe administratës amerikane si dhe veprimet e ndërmarra nga 1 shkurti. Palestina ndërkohë nuk e njeh Kosovën, por e konsideron pjesë të Serbisë.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17