Çmimet e perimeve në Kosovë kanë pësuar rritje. Të shtunën, në Tregun e Gjelbër të Prishtinës, një kilogram spinaq shitej nga katër deri në pesë euro. Specat shiten deri në dy euro e më shumë, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas tregtarëve, kjo vjen për shkak të mungesës dhe prodhuesit kanë rritur çmimet.