Edhe Kosova ka ndaluar tregtimin e produkteve “Wudy” nën dyshimin se në disa lote është hasur bakteria Listeria. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës dha urdhër të mërkurën që të largohen të gjitha produktet nga tregu. Dyqanet kanë filluar të zbatojnë vendimin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, për t’i larguar të gjitha produktet “Wudy” nga vitrinat e tyre.