Orët e para të së enjtes janë hapur korridoret ajrore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ministri i Infrastruktures, Liburn Aliu ka njoftuar se pas kësaj hapje shkurtohen për 15 minuta udhëtimet ajrore për në perëndim dhe anasjelltas. “Nga 1 janari bashkatdhetarët përveç që do të udhëtojnë pa viza, do të kursejnë edhe më shumë kohë”, shkruan Aliu. Kosova dhe Shqipëria arritën marrëveshje për shfrytëzimin e hapësirës ajrore të Shqipërisë në vitin 2020. Kjo marrëveshje parasheh hapjen e dy pikave koordinuese ajrore.