Top Channel/ Kosova, fletë-arresti për “trurin” e Banjskës, Radoiçiç:” Krime lufte”! Beogradi hesht
28/04/2025 15:01

Me argumentin e veprës penale “krime lufte kundër popullatës civile”, Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar fletarreste ndaj Millan Radoiçiç dhe 19 serbëve të tjerë. Dokumenti i publikuar nga mediat në Kosovë tregon se ish-nënkryetari i partisë kryesore të serbëve në atje, Lista Serbe - akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi serbësh që vranë 106 civilë shqiptarë, trupat e të cilëve më pas u gjetën në një varrezë masive në Serbi. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ne kërkesë citon aktvendimin e lëshuar në 18.03.2025për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurve për shkak të dyshimit të arsyeshëm se në periudhën kohore 1998-1999, në vendin e quajtur 'Ura e Taliqit' në Gjakovë pjesëtaret e forcave ushtarake dhe policore serbe të veshur me uniforma, në mesin e të cilëve edhe të pandehurit e lartpërmendur, kanë nisur të hyjnë shtëpi më shtëpi ku kanë nxjerrë me dhunë e kërcënime të gjithë personat që ishin prezentë, duke i ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët. Më pas, kanë ekzekutuar 106 civilë të kombësisë shqiptare , trupat e të cilëve u gjetën pas luftës në një varrezë masive në Batajnice të Serbisë”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës. Po ashtu, në dokument nënvizohet se ky grupi i personave në fjalë, nga 7 maji i vitit 1999 deri më 10 maj të po atij viti kishte arrestuar dhe burgosur më shumë se 300 civilë shqiptarë, të cilët “u mbajtën në burgje të improvizuara, me një trajtim cnjerëzor ku mungonin kushtet më elementare, ushqimi i rregullt, higjiena dhe kujdesi mjekësor”. Radoicic kërkohet nga autoritetet e Kosovës për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023. Ai e mori përgjegjësinë për këtë sulm, ku u vra një polic i Kosovës, dhe besohet se gjendet i lirë në Serbi. Teksa Kosova e cilëson sulmin terrorist dhe e akuzon Serbinë se ka gisht në të, Beogradi mohon çdo përfshirje ndërsa vazhdon të heshtë për Radoicicin.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04