Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak gjatë Forumit vjetor të Ekonomisë, të organzuar në Delfi nën patronazhin e presidentes së Greqisë, Katerina Sakellaropoulou. Biseda e tyre është fokusuar tek takimi i radhës në Bruksel mes shefit te ekzekutivit Kosovar dhe kreut te shtetit serb, Aleksandar Vucic në 2 maj.