Eksportet e Kosovës drejt Shqipërisë kanë kapur vlerën e 89.8 milionë euro në periudhën janar-gusht, duke u rritur me gati 40 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Kosova ka eksportuar 45 për qind më shumë mallra drejt Shqipërisë edhe në muajin gusht duke kapur vlerën e 12 milionë euro, sipas të dhënave të institutit kombëtar të statistikave në Shqipëri INSTAT .