Gjatë katër ditëve të Forumit Ekonomik në Davos Kosova dhe Serbia do të kenë diskutime edhe për dialogun. Bashkimi Evropian e ka lënë të hapur mundësinë për takimet ndaras të ndërmjetësit të dialogut Miroslav Lajçak me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin. Por e kanë hedhur poshtë mundësinë e takimit bilateral mes përfaqësuesve të palëve. Sipas njohësve, Lajçaku në takimet e tij do të ketë kërkesat e mëhershme.