Bllokada në Kuvendin e Kosovës po vazhdon edhe në afatin e dytë 30 ditor të konstituimit. Lëvizja Vetëvendosje, si parti me të drejtën kushtetuese për propozimin e kryekuvendarit në tre seancat e fundit ka propozuar pesë kandidatë që kanë dështuar të marrin 61 votat e nevojshme. Hekuran Murati ka dështuar dy herë, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla, Arbërie Nagavci e Dimal Basha kanë dështuar nga një herë secili. Me këto kandidatura, njohësit thonë që Lëvizja Vetëvendosje nuk po e respekton në plotni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ku kërkohet arritja e një konsensusi.