Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq zhvilluan të mërkurën takime me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, por nuk pati takim mes tyre. Sipas Bislimit pala e Kosovës ka qenë e interesuar në një takim mes tre zyrtarëve, por vendimi për takime të ndarë është marrë nga Lajcak.