Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan, IRI tregoi se qytetarët e Kosovës konsiderojnë pa ngurrim Shtetet e Bashkuara të Amerikës si aleatin kryesor të vendit. 77% e të intervistuarve u përgjigjën në favor të SHBA-së në anketim, ku 94 për qind e të intervistuarve janë shqiptarë ndërsa 6 për qind serbë.