Në ditën kur Albin Kurti dhe Aleksandar Vucic takohne sërish në Bruksel me insistimin e BE-së për të tentuar t`i jepet një tjetër shtysë procesit të dialogut, Ministria e Jashtme e Kosovës pohoi se ka refuzuar kërkesën e drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic për të hyrë në vend me rastin e festës së Vidovdanit.