Kuvendi i Republikës së Kosovës, seancën e së enjtes e ka nisur me një minutë heshtje në nderim të rreshterit Afrim Bunjaku i cili u vra në sulmin terrorist të dielën e 24 shtatorit. Këtë sulm e ka dënuar Kuvendi duke e quajtur sulm terrorist të shtetit të Serbisë ndaj Policisë së Kosovës, e me një rezolutë kërkon hetim ndërkombëtar.