Kosova ka hyrë në 24 orët e fundit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit, pa një kandidat konsensual që mund të siguronte 2/3 e votave që kërkon Kushtetuta. Në vend të kësaj, Lëvizja Vetëvendosje nxori kandidatin e saj Glauk Konjufcën, Ministrin e Punëve të Jashtme, figurë tërësisht partiake. Por, Kushtetuta e Kosovës kërkon që së paku të jenë në garën për të parin e shtetit të jenë dy kandidatë, e duke qenë se opozita nuk ka propozuar askënd, kryetarja e Kuvendit tha se nuk mund të thërrasë seancë.