Ministrat e Drejtësisë në Kosovë dhe Shqipëri njoftuan se brenda vitit do të finalizohet marrëveshja për shërbimet sprovuese për dënimet alternative. Në një konferencë të përbashkët ministri Ulsi Manaj u shpreh se qytetarët e Kosovës të dënuar në Shqipëri nuk do të kenë më nevojë të paraqiten në Shqipëri për dënimet e tyre.