Dështimi i takimit të së enjtes në Bruksel iu faturua palës kosovare që refuzoi të pranojë planin për zbatimin e marrëveshjes bazë të normalizimit. Megjithatë, sipas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, fajtor në këtë pikë është Serbia, pasi ai propozoi një plan të tij e palët tjera asgjë. Por plani i tij që parasheh njohjen de-facto nga Serbia, njohjen e dokumenteve e demarkacionin, nuk u mirëprit në vend, pasi konsiderohet se Kosova doli dekonstruktive.