Top Channel/ Kosova certifikon zgjedhjet. LVV 48 deputetë, si do krijohet qeveria e re
27/03/2025 20:04

Pas konsumimit të gjitha afateve për ankesa, të enjten, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit. Lëvizja Vetëvendosje është partia e parë me 42.30% të votave, përcjell nga PDK me 20.95%, pastaj LDK me 18.27% dhe AAK-NISMA me 7.06%. Megjithatë, certifikimi u bë pa përkrahjen e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje që kërkoi anulim dhe rivotim me postë, ankesë kjo e cila u rrëzua nga Gjykata Supreme. Derisa të përfundojnë të gjitha mundësitë ligjore edhe në Gjykatën Kushtetuese, unë nuk mund ta votoj certifikimin e këtyre zyrtarëve Grupi më i madh parlamentar në legjislaturën e ardhshme do të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 48 mandate, pasuar nga PDK-ja me 24 vende, Lidhja Demokratike e Kosovës 20 vende dhe AAK-NISMA me 8 vende. Serbët në Kuvend do të përfaqësohen nga Lista Serbe që ka siguruar 9 mandate dhe Partia e Nenad Rashiq që ka siguruar një vend. Dhjetë ulëse në parlament janë të rezervuara për komunitetet e tjera pakicë. Certifikimi i rezultateve i hapë rrugë formimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. Që nga kjo ditë, Presidentja e Kosovës ka 30 ditë kohë për të thirrur seancën për konstituimin e Kuvendit. Në seancën konstituive së pari themelohet një komision i verifikimit të mandateve dhe kuorumit, pastaj vjen betimi i deputetëve dhe bëhet përzgjedhja e kryetarit që propozohet nga grupi më i madh parlamentar, bëhet votimi i nënkryetarëve të shumicës shqiptare dhe i nënkryetarëve të partive joshumicë Pas konstituimit të Kuvendit, Presidentja fton fituesin e zgjedhjeve që brenda 15 ditësh të prezantojë para kuvendit përbërjen e qeverisë. Për t’u zgjedhur qeveria duhet 61 vota pro, por nëse nuk i ka presidentja ka dy opsione para vetës. E para, ka gatishmëri të ndonjë kandidati tjetër në Kuvend, të ndonjë partie tjetër për të marrë mandatin dhe për të garantuar që ka 61 vota për të zgjedhur qeverinë dhe e dyta, nëse eventualisht del që asnjëra nga partitë nuk kanë shumicë mund të shkojnë në zgjedhje të reja Nga rezultati i këtyre zgjedhjeve, asnjëra prej partive e vetme nuk i ka 61 vota për të formuar Qeverinë e re. Opozita e deritanishme është shprehur e gatshme për një qeveri të përbashkët, ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje thotë se e formon qeverinë e vetme.

Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04