Këto ditë po mbahet në Prishtinë forumi më i madh i biznesit “Kosova Business Forum”, ku temë kryesore është “Prishtina 2030 - Udhëheqja e rrugës drejt një kryeqyteti të së ardhmes”. I pranishëm në ceremoninë e hapjes së këtij forumi ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se Tirana dhe Prishtina janë dy qytete që duhen marrë shembull.