Kosova do të blejë godina për ambasada në pesë shtete të ndryshme të botës, e pohuar kjo nga kryeministri Albin Kurti. Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se ka nisur procesi i blerjes së objekteve në fjalë në Itali, Turqi, Francë, Gjermani dhe Kanada.