Top Channel/ Kosova blen dronë nga SHBA pasi Vuçiç tha se do marrë armë në Kinë
08/09/2025 19:33

Javën e kaluar, Kosova ka pranuar fluturake pa pilot AeroVironment RQ-20 Puma, të blera nga Shtetet e Bashkuara, njoftoi ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci tha se këta dronë janë blerë përmes programit shtet më shtet dhe se pagesa për këto fluturake është realizuar më 2021. Ai nuk tregoi se për sa fluturake pa pilot bëhet fjalë. Megjithatë, sipas raportimeve të mëhershme nga mediat amerikane, Kosova ka porositur 40 njësi të këtyre fluturakeve dhe vlera e tyre vlerësohet të jetë 11.1 milionë dollarë apo 215 mijë për njësi. “Fluturaket Puma krahas fluturakeve tjera janë një kapacitet tjetër i nevojshëm për rritjen e aftësive të FSK-së në fushën e sistemeve ajrore pa pilot”, shkroi Maqedonci. Njoftimi për pranimin e dronëve vjen disa javë pasi Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) pranoi autoblinda të blerë nga SHBA-ja. Maqedonci tha se bashkëpunimi me SHBA-në në fushën e mbrojtjes “po thellohet dhe zgjerohet vazhdimisht” dhe ky bashkëpunim, sipas tij, i kontribuon interesave të përbashkëta të të dyja vendeve. Kosova synon të blejë edhe armë të tjera nga SHBA-ja. Vitin e kaluar, vendi ka bërë kërkesë për blerjen e 200 kundërajrorëve Javelin, dhe tani është duke bërë pagesën e tyre. FSK-ja aktualisht është në proces të shndërrimit në ushtri. Procesi ka nisur më 2018 dhe pritet të zgjasë dhjetë vjet. Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur nga fillimi transformimin e FSK-së në ushtri, por jo edhe NATO-ja, e cila insiston që FSK-ja t’u përmbahet detyrave të saj fillestare, si: reagimi ndaj krizave apo mbrojtja civile. Edhe në të kaluarën Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga SHBA-ja. Më 2018, në Kosovë kishin ardhur automjete ushtarake amerikane, të tipit Humvee. Për furnizimin me 51 automjete të këtij tipi, Qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte nënshkruar kontratë me kompaninë amerikane, AM General. Dy vjet më vonë, Kosova bleu edhe automjete të tjera ushtarake nga SHBA-ja, ndërkaq më 2021, Qeveria amerikan i dhuroi Kosovës 55 automjete të tipit ASV (Armored Security Vehicle). Kosova po ashtu synon që së bashku me Shqipërinë dhe Kroacinë të bëjnë blerje të përbashkëta të armëve amerikane. Viteve të fundit, Qeveria ka rritur buxhetin për sektorin e mbrojtjes dhe këtë vit buxheti për këtë sektor është 207.8 milionë euro.

Top News- Kosova ende në ‘udhëkryq’/ 15 ditë afat për zgjedhjen e presidentit ose zgjedhje
13/04 15:39
Top News- Çmimi naftës kosto për fermerët/ I kërkojnë Kurtit politika konkrete për sektorin bujqësor
13/04 13:50
Top News – Çmimi i naftës i papërballueshëm/ Qytetarët në Kosovë kërkojnë stabilitet
13/04 13:17
Top Channel/ Zgjedhjet kushtuan mbi 22 mln euro/ Kosovë, zbulohen kostot financiare
13/04 12:21
Top News – Busulla dhuratë nga Agim Ramadani / Rrëfimi që prek zemrat 27 vite pas Koshares
12/04 14:54
Top News – Kosovë, nga dekretet te emërimet / Ja sfidat e Albulena Haxhiut si presidente në detyrë
12/04 14:46
Top Channel/ Kosova vendos çmimet tavan, Kuvendi miraton në parim ligjin, opozita akuza për…
11/04 12:20
Top Channel/ “Askush s`ma preku zemrën si Kosova”: Shuhet Engel, mbështetësi i madh i shqiptarëve!
11/04 12:17
Top Channel/ Thaci: Pres drejtësi, e kam lënë pas garën politike
10/04 23:04
Top News – Thaçi paralajmëron rikthimin në politikë. Intervista për ‘FAZ’
10/04 22:06
Top News- Lufta bën bashkë politikën/ ‘OK’ rezolutës për mbrojtjen e dinjitetit të viktimave
10/04 19:14
Top News- Kush do e sabotonte Vuçiç e Orban? Hijet e misterit të eksplozivëve që nuk plasën
10/04 17:23
Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59