Kosova ashpërsoi masat kundër covid pasi prej ditësh po sheh një rritje shqetësuese të rasteve me koronavirus ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 1000 të infektuar. Masat të cilat do të jenë në fuqi nga 20 gushti deri më 10 shtator theksojnë vendosjen e detyrueshme te maskës në çdo ambient të brendshëm, ndërsa do të hyjnë në fuqi edhe certifikatat e vaksinimit për të aksesuar klubet e natës, dhe evenimentet që i kalojnë mbi 100 persona.