Kosova sot kujton Ditën e Çlirimit, ku 26-vjet më parë iu dha fundi epokës së dëbimeve e vrasjeve të popullit shqiptar. Pas 78 ditëve të bombardimeve të caqeve serbe në Kosovë e Serbi nga NATO, 12 qershori i vitit 1999 shënon largimin e trupave ushtarake të Serbisë nga Kosova. Krerët shtetëror të enjten kanë ndëruar veprimtarët e të rënët për lirinë e Kosovës, duke bërë homazhe të varri i Presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçi e pranë varrezave të familjes Jashari.