Në ditën kur supozohej që të gjithë së bashku të shënjonin përvjetorin e pavarësisë, ndërhyri sërish politika. Gjatë fjalimit të kryeministrit Albin Kurti në seancën solemne të pavarësisë opozita u largua nga salla. E ndryshe nga kjo parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe policisë mblodhi shumë qytetarë nëpër sheshet e Prishtinës.