Ekspertët: Qeveria asnjë reflektim për raportin. Një mazhorancë në mandatin e tretë, asnjëherë nuk bën dot reforma. Sipas Treguesit për Sundimin e Ligjit, Shqipëria ka bërë hapa pas përsa i përket korrupsionit, rendit, sigurisë, transparencës, llogaridhënies. Por si e shpjegojnë ekspertët politikë këtë renditje të vendit tonë në Indeksin e WorldJusticeProject, ku Shqipëria renditet edhe shumë më poshtë sesa shteti i Kosovës.