Nisur nga ngjarjet e fundit ne disa universitete kryesore Rajonale, Qëndresa Qytetare shpreh shqetësimin se Identiteti Akademik i vendit po zhbëhet. Sipas saj universitetet janë peng i Rektoreve të paaftë dhe te korruptuar. “Vetëm në 30 ditë Konferencës së Rektorëve tashmë i mungojnë 3 prej tyre dhe kjo gjë nuk shqetëson asnjë vendimmarrës. I pari është rektori i Albanologjisë që dha dorëheqjen pas Vendimit të Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Institutit të Albanologjisë. I dyti është rektori i Universitetit “Fan Noli” në Korçë pas vendimit për vet – shkrirje nen emrin e Universitetit të Tiranes. Dhe rektori i tretë që mungon është ajo e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër që është shpallur në kërkim për korrupsion dhe ryshfet, marrjen e 150 eurove për çdo provim.