Një mundësi që trupat ushtarake NATO-s të zhvendosen shpejt dhe lirshëm nga Deti Adriatik në Detin e Zi dhe të depërtojnë në thellësi të Ballkanit, nëse do të jetë e nevojshme: Këtë ofron në thelb Letra e Qëllimit për sigurimin e Lëvizshmërisë Ushtarake përgjatë Korridorit VIII Pan-Europian, që ministri i mbrojtjes Niko Peleshi nënshkroi gjatë punimeve të Samitit të NATO-s në Uashington, me homologët e tij të Italisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.