Pikërisht në kohën kur bota pak e kishte në vëmendje, Koreja e Veriut miratoi një ligj përmes të cilit e shpall veten shtet me armë bërthamore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA. BBC thotë se udhëheqësi i vendit Kim Jong-un e ka cilësuar vendimin “të pakthyeshëm” e ka përjashtuar mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizim. Ligji parashikon ev të tjerash të drejtën e vendit të izoluar komunist për të përdorur një sulm bërthamor parandalues me qëllim vetëmbrojtjen.