Top Channel/ Koreanët më të rinj brenda natës, qeveria heq me ligj “moshën koreane”
28/06/2023 21:07

Më shumë se 51 milionë njerëz në Korenë e Jugut u zgjuan të mërkurën 1 apo 2 vjet më të rinj, të paktën sipas ligjit. Sipas legjislacionit që hyri në fuqi të gjithë qytetarët do të regjistrohen sipas sistemit të “moshës ndërkombëtare” të përdorur nga pjesa më e madhe e botës, duke i dhënë fund debateve të përvitshme rreth problemeve të shumta që shkaktonte numërimi ndryshe i viteve të jetës, sipas asaj që quhet sistemi i “moshës koreane”. “Standardizimi i moshave do të minimizojë konfuzionin në marrëveshjet e ndryshme sociale”, tha të hënën Lee Wan-Kyu, Ministri i Legjislacionit në Qeverinë e Koresë së Jugut, në një konferencë për shtyp. Ligji, i miratuar nga Parlamenti i Koresë së Jugut dhjetorin e kaluar, gjithashtu pritet të “ulë shumë kostot sociale që kanë qenë të panevojshme për shkak të përdorimit të përzier të standardeve të moshës,” tha Lee, duke shtuar se ky kishte qenë një premtim i madh nga presidenti Yoon Suk-Yeol, i cili mori detyrën majin e kaluar. Në Korenë e Jugut, me “moshë ndërkombëtare” i referohen kur numërimi i viteve të jetës nis nga zero. Pra kur një bebe lind është zero vjeç dhe pas një viti kalendarik bëhet 1 vjeç e kështu me radhë – i njëjti sistem që përdoret në shumicën e vendeve të tjera të botës. Ndërsa kur i referohen “moshës koreane”, atëherë numërimi ndryshon nga sistemi që gjithë bota njeh. Sipas traditës që i ka rrënjët në Kinë, foshnjat në “moshën koreane” konsiderohen 1 vjeç ditën kur lind dhe çdo 1 janar të shtohet nga një vit. Në disa raste në Korenë e Jugut përdoret dhe sistemi i numërimit të përzier; “mosha ndërkombëtare” me “moshën koreane”. Që do të thotë: Fëmija lind zero vjeç por çdo 1 janar i shtohet një vit. Për ta kuptuar më thjeshtë marrim shembullin e këngëtarit të “Gangam Style”, kënga që theu çdo rekord botëror. I lindur më 31 dhjetor 1977 ai konsiderohet 46 vjeç sipas “moshës ndërkombëtare”, 47 sipas “moshës koreane” dhe 45 sipas miksimit të “moshës ndërkombëtare” me atë koreane. Nëse akoma kjo gjë tingëllon shumë konfuze e tillë është edhe në jetën e përditshme brenda dhe jashtë Koresë së Jugut kur qytetarët duhet të kalojnë përmes sistemeve të ndryshme administrative. Edhe pas ligjit që standardizon moshën, disa qytetarë ka të ngjarë të vazhdojnë të përdorin sistemin tradicional të numërimit të viteve të jetës që njihet si sistemi i “moshës koreane” ama shumica e tyre e kanë mirëpritur ndryshimin e ligjit. Në një sondazh të Ministrisë së Legjislacionit, 86.2% e të anketuarve kishin thënë se do të përdornin sistemin ndërkombëtar të moshës. Dhe kjo shënon një fitore për ligjvënësit që kanë kaluar vite e vite duke bërë fushatë për të standardizuar moshën ndërkombëtare, në Korenë e Jugut. Pamjet: AFP

Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39
Top News – Ushtria gjermane ‘përqafon’ IA-në / Do të përshpejtojë vendimmarrjen në kohë lufte
25/03 14:33
Top News – Irani sulmon aeroplanmbajtësen amerikane, USS Abraham Lincoln në shënjestër
25/03 14:33
Top News- Nuk mjaftojnë raketat, vijnë stuhitë / Dubai në telashe, moti i keq shkakton kaos në rajon
25/03 13:30
Top News – Trump po i vë flakën botës, Evropa mban hirin…Spanja: Lufta në Iran më keq se Iraku
25/03 13:30
Top News – Na pret recesioni global! Nëse çmimi i naftës arrin 150 dollarë…lëshohet alarmi
25/03 13:28
Top News – Aleatët e Putinit ‘përqafohen’ / Lukashenko dhe Kim Jong un, takim në Korenë e Veriut
25/03 13:27
Top News – Turqia, mes Iranit dhe SHBA-së / Po përcjell mesazhet e Trumpit, konfirmon zyrtari
25/03 13:24