Universiteti i Korçës, i cili prej vitesh është përballur me uljen e numrit të studentëve dhe mbylljen e programeve të studimit hedh hapin e parë për t’iu bashkuar Universitetit të Tiranës. Senati i Universitetit “Fan Noli”, në mënyrë unanime ka votuar propozimin për ta kthyer këtë të fundit në një korpus të universitetit të Tiranës çka synon rritjen e cilësisë mësimdhënies por edhe një qasje më të mirë të programeve përballë tregut të punës