Një aksident është shënuar vetëm pak minuta më parë në qytetin e Korçës. Burime për Top Channel bëjnë me dije se një automjet tip mini cooper ka aksidentuar një vajzë të re, identiteti i së cilës ende nuk dihet. Ngjarja ka ndodhur pranë terminalit të autobusëve në Korçë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që ambulanca ka transportuar 20-vjeçaren në urgjencë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.