Vetëm 10 ditë nga hapja e tij, Kopshti Zoologjik i Tiranës ka pasur një numër rekord vizitorësh. Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky fluks i madh i frekuentuesve të një prej investimeve më të mëdha të këtij viti në kryeqytet është dhe treguesi kryesor i suksesit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se, “janë shifrat e mijëra vizitorëve certifikata jonë e suksesit”.