Një bandë që kultivonte lëndë narkotike është shkatërruar nga policia spanjolle, ndërsa në pranga kanë rënë edhe shtetas shqiptarë. Banda kultivonte marijuanë, plantacionet e të cilës i kishte ngritur në disa zona të Tarragonas. Operacioni i krye në disa faza arrestoi në total 7 persona, dy nga të cilët janë vëllezer dhe shtetas shqiptarë, të cilët merreshin me korrjen e lëndës narkotike.