Në celjen e punimeve të koventës zgjedhore të PDK-së, ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të saj Enver Hoxhaj kujtoi sesi kjo forcë politike u krijua në rrethana të vështira e ashtu po në kushte të tilla u zhvilluan tani dhe punimet e saj. “Kjo konventë është e jashtëzakonshme sepse është pa kryetarin Kadri Veseli dhe presidentin, Hashim Thaçi”, tha Hoxhaj që shprehu nga ana tjetër bindjen se ata do të kthehen shpejt nga Haga.