Në Ditën Botërore të Kancerit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, njoftoi zgjerimin e fashës së depistimit për kancerin e qafës së mitrës dhe nisjen e vaksinimit për të rinjtë. Gjatë fjalës së saj, në Forumin “Kontrolli i Kancereve në Shqipëri: Parandalim, Depistim dhe Kujdes ndaj Pacientit”, ministrja theksoi angazhimin e qeverisë për një qasje gjithëpërfshirëse dhe të koordinuar në luftën kundër kancerit. Për ministren e Shëndetësisë, beteja kundër kancerit është një sfidë e përbashkët shoqërore që kërkon përkushtim, bashkëpunim dhe vizion afatgjatë.