Top Channel/ Kontrolle për mjetet lundruese në Durrës, autoritetet po lëvizin pas dy aksidenteve
18/06/2025 12:24

Pas dy aksidenteve të rënda në det, forcat policore dhe institucionet e përfshira kanë nisur kontrolle të imtësishme në të gjitha vendbazimet e mjeteve lundruese të argëtimit përgjatë bregdetit të Durrësit, me fokus dokumentacionin dhe respektimin e rregullave të sigurisë. Task Forca Ndërinstitucionale për sezonin turistik, pranë Prefekturës së Qarkut Durrës, që drejton këtë kontroll, ka identifikuar këto vendbazime si pika kritike për sigurinë e pushuesve. “Këtë sezon, plazhet e Durrësit kanë 10 vendbazime të miratuara nga bashkia që ofrojnë motorë uji dhe mjete të tjera argëtimi. Për herë të parë, shërbimet janë zgjeruar edhe në Gjirin e Lalëzit dhe në Currila”, shprehet Oltsen Gripshi, Koordinator i Task Forcës Ndërinstitucionale Durrës. Pas ngjarjeve të fundit, ku një turist britanik humbi jetën dhe një shtetas belg u plagos nga përdorimi i motorëve të ujit, në të dy rastet të dhëna me qira nga subjekte të licencuara por në shkelje të rregullave të sigurisë, Task Forca i bën apel pushuesve të tregojnë kujdes dhe të respektojnë sinjalistikën dhe rregullat në fuqi. Kontrollet do të jenë të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit, jo vetëm në vendbazime, por edhe në funksionimin e kullave të vrojtimit dhe praninë e rojeve bregdetare. Këtë verë, në plazhet e Durrësit janë certifikuar 190 roje për të garantuar sigurinë përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Top Channel/ Bora “errëson” fermerët, pamjet e bukura i lënë vendin ngricës
01/04 22:59
Top Channel/ “Ambasada e SHBA: Irani mund të sulmojë Shqipërinë
01/04 22:50
Top Channel/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve
01/04 22:49
Top News- Irani në shënjestër Shqipërinë/ SHBA jep alarmin, mund të synojë të godasë MEK
01/04 21:07
Top Channel/ Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues
01/04 19:43
Top News – 25 për qind e tenderave u ankimuan. Problematikat e procedurave të prokurimit publik
01/04 17:31
Top News – Zaçaj ngjit shkallët në BSh. Emërohet zëvendësja e parë e guvernatorit Gent Sejkos
01/04 17:30
Top News – Rritje rekord në Shqipëri. Flotës së Aeroportit të Tiranës i shtohen 4 avionë të rinj
01/04 17:05
Top News – Transformimi i Aeroportit të Tiranës. Një portë e aksesueshme për qytetarët dhe bizneset
01/04 16:40
Top News – Lirohet nga detyra Klevis Qose. Qeveria emëron drejtorin e ri të burgjeve
01/04 16:23
Top Channel/ Kosova nderohet me Medalje Merite! Presidentja Osmani dekoron Dardanët
01/04 16:03
Top Channel/SPAK heton grupin kriminal, dy ish-zyrtarë në gjyq për punësimin e Shaljanit
01/04 16:01
Top Channel/ TIA ndryshon me investimet e reja, shtohen pasagjerët dhe ulen çmimet
01/04 15:56
Top Channel/ Ryanair bazë me 4 avionë, investon 400 mln USD në Tiranë, 4 mln pasagjerë në 2026
01/04 15:56
Top Channel/ Bie besimi në ekonomi për marsin! Industria, ndërtimi dhe shërbimet në rënie
01/04 15:48
Top News – Subvencion si në luftën e Ukrainës. Qeveria shqyrton skemën për transportin urban
01/04 15:47
Top Channel/81vite nga masakra e Tivarit,kërkohet zbardhja e plotë të eliminimit të 4400 shqiptarëve
01/04 15:47
Top Channel/ Rregullore për hapësirat publike, ka prioritet lëvizjen në trotuare para sezonit
01/04 15:31
Top Channel/ Berisha akuza për oligopolet, shënjestron Ramën për çmimet
01/04 15:28
Top News – Kundërshtojnë vendimin e Nokës. Demokratët e përjashtuar të Durrësit ‘mësyjnë’ selinë
01/04 15:04