Policia ka kryer sërish kontrolle në shtëpinë e Edmond Haxhisë, që dyshohet se është porositësi i vrasjes së Ardian Nikulajt. Kontrollet u kryen pasi 300 metra pranë banesës, në lumin Kakarriq u gjet motori që ekzekutori portugez përdori për të shkuar në lokalin ku vrau biznesmenin dhe për t’u larguar pasi kreu porosinë. Në pyetje është marrë sërish nëna e Haxhisë, e cila i ka qëndruar deklaratave të mëparshme se nuk ka dijeni për ngjarjen e ndodhur. “Kjo ngjarja dhe përfshirja e djalit ka tronditur familjen”, është shprehur ajo para bluve.