Me afrimin e sezonit turistik janë shtuar kontrollet intensive përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja deri në Sarandë. Si rezultat i kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 4 mjete lundruese (skafe), si dhe kanë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 20 000 lekë të rinj, drejtuesit e tyre, për mungesë të dokumentacionit në bord.