Qeveria e Maqedonisë së veriut ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D, një konsorcium në bashkëpunim me kompaninë amerikane që ka kryer vepra të mëdha infrastrukturore në rajon “Behtel & Enka”. Në prezantimin e projektit zv/kryeministri Artan Grubi u shpreh se do të kushtojë 1.3 miliardë euro ose 12 milionë euro për kilometër dhe shtrihet nga Tetova deri në Qafë-Thanë.