Rreth dy javë nga ndeshja e parë e Ligës së Kombeve, ajo me Ukrainën më 7 shtator në transfertë, trajneri Sylvinho ndodhet në Tiranë për të startuar aventurën e tij të dytë nën drejtimin e kuqezinjve. Megjithatë rinovimi me të nuk ishte krejt i thjeshtë, apo pa negociata. U prit skadenca e kontratës së parë dhe më pas rifilluan bisedimet.