2 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se tregtonin mallra kontrabandë nga Belgjika në Shqipëri. Gjatë kontrollit në subjektin tregtar të një 45-vjeçari policia gjeti veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë.