Gjykata e Durrësit vendosi sot pasdite masën e sigurisë “arrest në burg” për dy kapitenët e huaj të anijeve me flamur të Tanzanisë dhe pronësi shqiptare, si dhe për një durrsak, oficer i parë në njërën prej anijeve, të tre persona të dyshuar për kontrabandë nafte nga Tunizia në vendin tonë.