Individët dhe bizneset kanë shtuar iniciativat që energjinë elektrike ta marrin nga panelet diellore dhe jo nga hidrocentralet. Në gjashtë muajt e parë të vitit konsumi i energjisë dhe humbjeve në rrjet u ul, por numri i abonentëve të lidhur me OSHEE pësoi rritje. Sipas ekspertëve, kontrasti i shifrave shpjegohet me ndalimin e vjedhjeve dhe miratimin e ligjit të ri për burimet e rinovueshme.