Top Channel/ Konsultime për datën e zgjedhjeve/ Osmani takime me liderët, nuk merr pjesë Kurti
31/07/2024 19:32

Pas konsultimeve me partitë politike, Presidentja e Kosovës do të shpallë datën e zgjedhjeve të rregullta që pritet të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm. Liderët e partive të mërkurën u pajtuan për datat e propozuara nga presidentja që janë 26 janari, 2, 9 dhe 16 shkurti 2025. DEK VJOSA OSMANI PRESIDENTE E KOSOVËS Nga partitë prezentë nuk u kërkua konsultim shtesë, u pajtuam që, pasi si presidencë, si institucion për shpalljen e zgjedhjeve, ta bëjmë analizën e të gjitha datave dhe elementeve përkatëse që mund të jenë me rëndësi për qytetarët dhe ta bëjmë publike datën sa i përket zgjedhjeve Në këtë takim mungoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si drejtues i Lëvizjes Vetëvendosje. Osmani tha se ky i fundit nuk i dha arsye, derisa bëri të ditur se nënkryetarit, Glauk Konjufcës iu mohua pjesëmarrja. DEK VJOSA OSMANI PRESIDENTE E KOSOVËS Secili kryetar i partisë i përcakton prioritetet e veta, kryeministri ka përcaktuar prioritet tjetër, këtë përgjigje ua paskan dhënë juve, ne nuk e kemi, një tjetër është që nuk ka qenë në Kosovë, por qenka. Nga Zyra e Kryeministrit thanë se Kurti të mërkurën ishte në darkë me ambasadorët e akredituar në Kosovës. Në takim nuk mori pjesë as Lista Serbe, Partia Egjiptiane IRDK dhe dy parti të tjera, por këto të fundit kishin dërguar qëndrimet e tyre me shkrim. Liderët e partive opozitare propozuan 26 janarin e vitit 2025 si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e rregullta. DEK MEMLI KRASNIQI KRYETAR, PDK Nga katër datat që janë opsione kemi propozuar datën 26 janar si datën më optimale duke qenë se është edhe data e parë e cila lejon mundësinë mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta. "Kjo është data e parë në përputhje me afatet ligjore. Të njëjtin qëndrim e shprehën edhe partitë tjera opozitare", tha Ramush Haradinaj kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. “Propozova datën 26 janar 2025 si datë të zgjedhjeve të ardhshme”, tha edhe Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku. Partitë e pakicave joserbe në takim u shprehën se janë të gatshme të pranojnë datën e shumicës, apo datën që e përcakton Presidentja. Nga ky takim po ashtu u kuptua se nuk ka vullnet për zgjedhje të jashtëzakonshme në vend dhe se sipas Presidentes së Kosovës, përgatitjet për zgjedhjet e rregullat kanë filluar.

Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39