Sot zhvillohet mbledhja e parë e Komisionit të Dezinformimit, ndërsa opozita vendosi mos të merrte pjesë. Kryetari i komisionit, Erion Braçe i bëri thirrje opozitës që të japë kontributin e saj. “Opozitës i kemi lënë të njihet me Komisionin, presim kontributin e tyre”, tha Braçe.