Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi ka nisur me debate këtë të hënë. Pas fjalës hyrëse dhe konsitutimit të komisionit nga ana e kryetares Albana Vokshi, Plarent Ndreca ka theksuar se konsitutimi nuk mund të kryhet pasi ende nuk ka një vendim të zbardhur, pas miratimit në seancën e kaluar plenare.